Një makinë është shkrumbur plotësisht pak minuta më parë në rrethrrotullimin e Doganës në Tiranë.
Siç shikohet nga fotot e siguruara nga syri.net, makina e tipit “Citroen” ka marrë flakë plotësisht duke bllokuar trafikun për minuta të tëra.
Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të zjarrëfikëseve, ka qenë e pamundur që makina të shpëtonte pa dëmtime.
Për fat të mirë në këtë incident nuk raportohen persona të lënduar.
Ndërkohë që nuk ka ende informacione se çfarë e ka shkaktuar këtë zjarr të papritur.




