Diego Laxalt është përforcimi më i ri i Torinos. Nëpërmjet një njotimi në facebook klubi italian zyrtarizon transferimin e 26 vjeçarit nga Milan.
Laxalt nuk do të jetë pjesë e planeve të teknikut të kuqezinjve, Marco Giampaolo prandaj iu bashkua torinezëve. Aty do të bashkohet me lojtarë me të cilët ka luajtur më parë.
“Unë vij në Torino me një entuziazëm të madh dhe jam i gatshëm menjëherë që të vendosem në dispozicion të trajnerit Mazzari, të cilin e kam takuar në kohën e Interit. Gjithashtu kam disa miq në skuadër dhe mendoj se do të përshtatem shpejt” – shprehet ai.



