Gazetarja e njohur në Durrës, Klodjana Haxhiaj ka denoncuar një ngjarje të rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në bulevardin Dyrrah. Haxhiaj shkruan në Facebook se tre persona kanë dhunuar barbarisht një 40-vjeçar, i cili ishte duke ecur me të birin e mitur në bulevardin kryesor të qytetit.
“Klithmat e vogëlushit që kërkonte ndihmë kanë rrëqethur të madh e të vogël.”, shkruan ajo teksa më tej informon se njëri na autorët është nip i një biznesmeni, ndërsa shigjeton policinë e qytetit bregdetar se prej kohësh nuk është më në rrugë për të siguruar rendin dhe qetësinë publike.
“Tre persona kane rrahur ne menyre barabare nje 40 vjecar ne mes te bulevardit Dyrrah mbremjen e sotme. 40 vjecari ishte duke ecur me te birin 5 a 6 vjec. Klithmat e vogelushit qe kerkonte ndihme kane rrenqethur te madh e te vogel. E rrahen aq keq, sa kur u ngrit la pas, nje pellg gjaku ndersa cubat e bulevardit, j’u hipen makinave e iken, pa ju hyre gjemb ne kembe.” Kete ngjarje po me thone sapo dola per nje shetitje me vajzen. “ Nuk ishte i pire, por nuk ecte dot, e mabnte djali i vogel prej dore, edhe shapkat sdihet ku i perfunduan, mbeti zbathur. I lare ne gjak. “ me thone deshmimtaret okulare.
Te tre cubat jane te identifikueshem, policia as u duk fare aty. Njeri me thane eshte nipi i nje biznesmeni. Policia Durres nese ka kellqe te mos pyese asnje deshmimtar, por te marre kamerat e sigurive te bizneseve qe e kane filmuar e ti therrase njehere ne komisariat, e nese nuk ben minimalisht kete, policia ka frike! E nese policia ka frike, çfare i mbetet qytetarit?!
Ne bulevard kane qene shume njerez kete mbremje… dhunen çnjerezore dhe klithmat e djalit te vogel i kane pare shume sy e i kane degjuar shume veshe!
Policia ka kohe qe nuk duket ne rruge, qe kur bulevardi eshte bere arene e shpejteise sketerre te shofereve, si puna e ketyre qe sot masakruan nje baba. Çfaredo te kish bere , ne prani te nje femije te mitur nuk ka justifikim perdorimi i dhunes barabare. Nuk isha prezente por di qe nuk do kisha bere sehir, siç bene sot shume te tjere” përfundon gazetarja e Durreslajm.




