Sunday, April 12, 2026
Ballina Aktualitet Tre vite burg për katër dritare pa leje, Bojken Lako sqaron përfundimisht...

Tre vite burg për katër dritare pa leje, Bojken Lako sqaron përfundimisht si qendron e vërteta

0
175

Bojken Lako është një ndër artistët që ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë kohët e fundit.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai foli për gjithçka rreth jetës së tij, duke mos anashkaluar as dënimin që mori fillimisht me 3 vite pasi hapi katër dritare në një ndërtesë, që do e kthente studion e tij muzikore.

Lako u shpreh se është i barabartë para ligjit dhe se portalet e kanë zmadhur këtë ngjarje, të cilën e ka konsideruar si një aksident.

“Çdo njëri është i barabartë para ligjit dhe cdo kujt i ndodhin episode. Ai ishte një abuzim mediatik që deri diku kishte disa të verteta. Unë e trajtova vetë që jam i barabartë para ligjit. Unë nuk bëra burg, por kam disa detyrime për të kryer.

Unë jam një njeri që nuk lexoj të gjitha ato që shkruhen nëpër portale. E vërteta është që mua më ndodhi një aksident dhe kaq, jam i barabartë para ligjit”,  tha ndër të tjera artisti./abcnews.al

Zjarr Tv Ad