Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë Tritan Shehu përmes një statusi në “Facebook” shprehet se ka qenë në Berlin, ku ka zhvilluar takim me Gunther Oettinger, komisioner i BE për Politikat Financiare dhe Burimeve Njerëzore.
Shehu thotë se Oettinger mbështet kërkesat opozitare për të luajtur rol pozitiv për Shqipërinë, në këto kohë të vështira.
Statusi i ish-deputetit të PD Tritan Shehu:
Berlin!
Me Z. Gunther Oettinger, komisioner i BE per Politikat Financiare dhe Burimeve Njerezore, duke biseduar edhe me nje “gote birre”.
Figure qendrore ne BE, njohes i thelle i financave europiane, i interesuar thellesisht dhe mbeshtetes i vendosur per zhvillimet ekonomike e integrimin e vendeve te Rajonit tone.
Pa asnje lekundje mbeshtet kerkesen tone per te luajtur nje rol pozitiv edhe ne keto periudha te veshtira per Shqiperine ne procesin tone te integrimit europian.




