Trump habit gjithë botën/ Nuk ka asnjë simptomë të Corona*virusit

0
36

Presidenti Donald Trump, nuk ka shfaqur simptoma të Corona*virusit në 24 orët e fundit dhe ka qenë pa temperaturë, për më shumë se katër ditë. Ky është raportimi i fundit i mjekut të tij. Sean Conley, tha se Presidenti kishte gjithashtu “prani të antitrupave Covid dhe nuk ka pasur nevojë për oksigjen shtesë pasi la spitalin.

Trump, pas shtrimit në spital të premten dhe daljes të hënën, tha: “Ndihem mirë”! Madje, ai u dha këshilla të gjithë amerikanëve e më gjerë, që të mos kenë frikë nga vir*usi.

Bashkëpunëtorët e Trump, thanë se ai ndihet më i fuqishëm pas lirimit nga spitali të hënën. Kundërshtarët e tij, thonë se sjellja e Trump, është bërë edhe më e paqëndrueshme. Shtëpia e Bardhë, ka vendosur gjithashtu masa të reja sigurie pas kthimit të Presidentit Trump nga spitali, pas lajmit se një ndihmës tjetër kishte Corona*vir*us.

Çfarë thuhet në raportin e fundit shëndetësor?

Raporti nga Dr. Conley shkruan: “Ekzaminimi fizik dhe shenjat jetësore, duke përfshirë oksigjenin dhe frymëmarrjen, mbeten të qëndrueshme dhe në kufijtë normalë”.

Zgjedhjet presidenciale janë më 3 nëntor. Një çështje kryesore në periudhën paraprake, është një paketë stimuluese e korona*vir*usit për ekonominë. Z. Trump u duk të braktisë negociatat me demokratët të martën, për të thënë më vonë se ai do të pranonte disa masa individualisht.

Zjarr Tv Ad