U arrestua për shpërdorim detyre, lihet i lirë ish-drejtori në Gjirokastër

0
16

Ish-drejtori në Bashkinë e Gjirokastrës Armand Mamani është lënë i lirë nga gjykata pak ditë pas ndalimit për shpërdorim detyre. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Mamanin.

Mamani ka qenë drejtor i agjencisë së shërbimit dhe mirëmbajtjes në bashkinë Gjirokastër të drejtuar nga Zamira Rami.

Më parë ai ka qenë edhe drejtor i spitalit rajonal të Gjirokastrës. Ai u akuzua se i kishte dhënë energji të afërmes së tij Violeta Baholli duke e lidhur nga zyrat e bashkisë vendosur pranë Obeliskut.

Zjarr Tv Ad