Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për 6 punonjës të policisë së Pikës Kufitare të arrestuar të hënën në këtë qytet. Gjykata vendosi masën “arrest shtëpie” për Gerta Batushën si dhe “detyrim paraqitjeje” për Juliana Kurrajn, Durim Zekën, Arjan Gjyzelin, Dorina Dogajn dhe Gëzim Çaçën. Personat e mësipërm u arrestuan nga policia me akuzën se nënin kalimin e paligjshëm të personave të ndryshëm drejt zonës Shengen. Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”



