U denoncua nga qytetarët, kapet shpërndarësi i kanabisit në ish-Bllok

0
36

Policia e komisariatit numër 2 në kryeqytet ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.

Arrestimi i tij u bë në zonën e ish-Bllokut dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga policia iu gjetën në çantën e krahut 26 doza me lëndë narkotike, me peshë 26.4 gramë, gati për shpërndarje.

Policia u vu në ndjekje të tij pas informacioneve të marra nga qytetarët se një shtetas në zonën e ish-Bllokut dyshohej se shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Zjarr Tv Ad