U kap në makinën e blinduar me Endrit Doklen, sekuestrohen pasuritë e Fatjon Muratit

0
190

Sekuestrohen pasurite e Fatjon Murataj. Pasuritë e tij janë sekuestruar pas hetimeve nga krimi ekonomik. Fatjon Murataj u kap disa ditë me parë në automjet me Endrit Doklen teksa policia e kishte shpallur në kërkim si një nga personat qe kishte dijeni për dy baza armatimi.

Burime bëjnë me dije se janë rreth 5 milion euro te sekuestruara. Pasuritë dyshohet se e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal.

Murati ishte i shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë. Murati ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje.

Në masakrën e Fushë-Krujës mbetën të vrarë, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Ata u ekzekutuan në mbikalimin e Fushë –Krujës mesditën e së dielës (17 korrik) gjatë një atentati të mirëorganizuar.

Zjarr Tv Ad