UEFA cakton gjyqtarin skocez për sfidën Islandë-Shqipëri

0
12

UEFA ka përcaktuar arbitrin që do të mbajë drejtësinë në ndeshjen mes Islandës dhe Shqipërisë, e cila do të luhet në datën 8 qershor.

Skocezi Bobi Maden do të jetë gjyqtari, i cili ka detyrën të gjykojë sfidën e kuqezinjve në transfertën islandeze.

Daglas Ros dhe David Rome do jenë anësorët, ndërsa i katërti është Donald Robertson.

Bobi Maden është 40 vjeç dhe ka marrë stemën e FIFA-s që në vitin 2010.

 

 

Zjarr Tv Ad