Ultimatumi i Ramës për shkarkimet nëpër bashki, Armir Shkurti: Qëllimi kryesor është KONTROLLI!

0
0

Nga Armir Shkurti

Qëllimi kryesor është KONTROLLI.

Ju kujtohet në pandemi kryeministri? Tallte koqet me urdhëra: të dielën dalin gratë, burrat të bëjnë punët? Apo: burri në timon, gruaja diagonal prapa? Qëllimi i pandemisë ishte kontrolli absolut i popullatë në nivel botëror.

Qëllimi i çdo regjimi, në çdo epokë, ky ka qenë: kontroll sa më i madh dhe bindje sa më e gjerë e popullatës.

Edi Rama ka marrë një pushtet me peshë shumë të rrezikshme. Si fillim, i duhet ta ushtrojë këtë pushtet për të maksimizuar kontrollin dhe nënshtrimin. Pa këto dy elementë, gjithë ai pushtet e ze përfund.

Një psikopat i mëhershëm, një farë Adolf Hitler, besonte në moton: ” një ditë terror – 10 vjet qetësi”.

Ky i sotmi e ka nisur terrorin nga të tijët. Siç bëri një tjetër psikopat – kriminel, Enver Hoxha. Kur erdhi puna për të ekzekutuar deputetët e opozitës dhe i thanë se ” Bahri Omarin e ke kunat”, u përgjigj:

– Nga tanët do ta fillojmë!

Sa Beqirna e Kadrina kanë vdekur me emrin e Enverit në gojë! Sepse duke vrarë “të tijët” ( që kurrë s’ishin të tijët ) Enveri shtrëngonte terrorin tek të gjithë.

Ky i sotmi ka thënë se veç Zahos ( djalit të vogël ) nuk njeh tjetërkënd. Natyrisht, këta që po “dorëhiqen” tufa – tufa sot, nuk do bëjnë valixhet për kurbet. Do dalin nga dera e do futen nga dera tjetër. Por, si fillim, do njohë qeni të zotin. Ndërkohë që “fitimtarët” do marrin plaçkën. Atyre që bënë votat u takon pushteti.

E së fundi, populli që ul kurrizin prej frikës se “mos e tredhin për kal”.

Zjarr Tv Ad