Urdhri i Prokurorisë për “Dosjen 339”, Berisha: Akt i pashembullt

0
15

Ish-kryeministri, Sali Berisha shprehet se kryeministri Edi Rama ka marrë goditje në zëmër nga përgjimet e gazetës prestigjioze gjermane, e cila tregonte se si kreu i bandës së Shijakut Astrit Avdylaj bisedonte me zyrtarë të lartë të PS-së, mes tyre edhe kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Sipas Berishës, materialet e publikuar nga “Bild” rrezojnë përfundimisht zgjedhjet e 2017 dhe provojnë se Parlamenti i sotëm është krejtësisht ilegjitim. Ish-lideri i PD-së ka komentuar edhe urdhrin e Prokurorisë që mos të publikohen materialet në lidhje me dosjen 339 në media.  Ky veprim sipas Berishës është një akt i pashembullt, që sulmon median dhe tenton ta cenurojë atë nga e vërteta e hidhur  që zbuloi gazeta gjermane.

Postimi i Berishës:

Nje akt akuze tjeter madhore per Narkoshtetin dhe kreun e tij Edvin Kristaq Droga! Te dashur miq, i goditur tashme ne zemer per vdekje nga publikimet e Bild, te cilat rrezojne perfundimisht narkozgjedhjet e qershorit 2017 dhe narkoparlamentin e dale prej tyre, Edvin Kristaq Avdyli apo Lala ne panik te plote dhe ne nje akt te pashembullt ne tere historine e pluralizmit urdheroi dje censuren ne mediat e vendit te publikimeve te gazetes gjermane ne Shqiperi.

Ky urdher antikushtetues i kryekreut te meduzes, skizoidit, monstres se pluralizmit Edvin Kristaq Ndoka apo Brajeviçi, eshte nje akt akuze tjeter po kaq e rende sa dhe vete publikimet qe nxori para shqiptareve dhe botes fytyren e shemtuar krimiminale te tij dhe narkoshtetit qe ky ngriti ne Shqiperi.

Kjo sepse ky urdher deshmon se kreu i narkoshtetit Edvin Kristaq Dajti apo Shullazi, per te mbrojtur krimet e tij monstruoze elektorale te ndalimit, blerjes, dhunimit te vullnetit te qytetareve te shprehur me voten e tyre, vendos ne gijotine fjalen e lire duke merituar tashme, jo vetem per shkak te Kristaq Xhelatit, te quhet monster e pluralizmit politik dhe te medimit pra te thirret Edvin Kristaq Xhelati.

Miq, publikimet e Bild dhe akti i djeshem i Edvin Kristaq Droga provuan para çdo shqiptari dhe qytetari te lire ne bote apo miku te Shqiperise drejtesine e vendimeve dhe misionit te opozites shqiptare per permbysjen me çdo kusht dhe me çdo çmim te monstres se pluralizmit, kreut te narkoshtetit dhe regjimin e tij te kakistokracise! sb

Zjarr Tv Ad