Ministria e Shëndetësisë ka publikuar urdhrin ku të gjithë shtetasit që hyjnë në territorin e Shqipërisë dhe vijnë nga zona e izoluar në Itali, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore në ambientet e banesave të tyre si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID- 2019.
Urdhri hyn në fuqi menjëherë.
Sipas ketij urdhri Strukturat shëndetësore të sigurojnë mbikqyrjen e vazhdueshme të të gjithë personave të identifikuar si persona që kanë hyrë në vendin tonë nga zona e izoluar në Itali.
Mozbatimi I këtij urdhri nga personat që hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga zona e izoluar në Itali është e dënueshme sipas dispozitave të nentit 35 të Ligjit nr 15/ 2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infective.
Ngarkohen për zbatimin e këtij Urdhri, Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, Instituti I Shëndetit Publik dhe të gjithë strukturat përgjegjëse shëndetsore në të gjithë zonat ku janë personta e vetëkarantinuar.




