Kreu i ISIS, Abu al-Bagdadi është vrarë gjatë një operacioni ushtarak amerikan ditën e shtunë në veriperëndim të Sirisë. Lajmin e ka bërë të ditur televizioni amerikan Fox, i cili citon burime ushtarake amerikane.
Në fillim u raportua së Udhëqheqësi i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë gjatë bombardimeve por më pas u tha se ai ka shërthyer veten për të mos rënë në dorë të ushtarakëve amerikanë.
Sipas ‘Newsweek’ e cila citon punë pranë Pengatonit lideri I ISIS-it është identifikuar ndërsa ishte me disa anëtarë të familjes. Bashkë me të kanë mbetur të vdekura edhe dy nga gratë e tij. Al Bagadi kishte mbërritur në vendin ku ndodhi shpërthimi vetëm 48 orë përpara operacionit.
Bagdadi, udhëheqësi i grupit terrorist, ka qëndruar i fshehur për pesë vitet e fundit. Në prill, një video që u publikua nga mediat e krahut të ISIS, al-Furqan, tregoi një person për të cilin tha se ishte Baghdadi. Ajo ishte hera e parë që u pa, që nga koha kur Baghadi u shfaq në gusht të 2014, duke folur nga Xhamia e Madhe në Mosul. Bagdadi u bë në lideri i ISIS në vitin 2010.




