Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, ka bërë me dije se PL ka depozituar në Kuvend dy projektligje lidhur me energjinë elektrike.
Përmes një postimi në “Facebook” Vasili ka dhënë më tepër detaje duke thënë se pjesë e projektligjeve janë parashikimet që bëhen për qytetarët që do të vendosin panele diellore dhe faktin që do tu lejohet shitja e energjisë që u tepron.
Vasili tha se ata qytetarët të cilët duan të vendon panele tu hiqet çdo pegensë si dhe të kenë mundësi të shesin energjinë që u tepëron.
“Dy Projekt-Ligjet, qe kemi çuar sot ne Kuvendin e Shqiperise, per energjine elektrike, garantojne qe:
Qytetareve, qe duan te vendosin Panele Diellore per prodhim energjie elektrike tu hiqet cdo pengese burokratike dhe formalitet i kote qe ti vendosin sa me shpejt.
Qytetaret, qe vendosin Panele Diellore do te kene mundesi ta shesin energjine elektrike, qe u tepron pas permbushjes se nevojave familjare te tyre dhe jo si deri me sot kur ajo u grabitet nga shteti pa pagese.
Qytetaret do te kene mundesi ta shlyejne brenda 3 – 4 vitesh investimin per Panele Diellore per prodhim energjie dhe jo per 8 – 10 vjet si deri me tani.
Ne kete menyre familjet do te furnizohen energji elektrike pa paguar leke, por edhe do te krijojne te ardhura per veten e tyre me energjine elektrike te tepert , por edhe do te ndihmojne vendin me energji elektrike”, shkruan Vasili.




