Veliera holandeze jep sinjalin SOS afër Karaburunit

0
21

Veliera e quajtur “AIOLOS” ishte nisur nga Saranda dhe ka pësuar avari në perëndim të gadishullit të Karaburunit në afërsi të zonës së Bristanit duke dhënë sinjalin SOS.

Mësohet se në bord ishin 2 persona të cilët pas shfaqjes së avarisë kanë kërkuar ndihmë nga toka.

Roja bregdetare e rimorkio velierën duke e dërguar në Sazan për riparimin e defektit ndërsa lidhur me dy personat që ndoheshin në bord momentalisht nuk ka detaje rreth identitetit të tyre dhe nëse nga incidenti kanë pësuar ndonjë problem.

Policia njoftoi se nNë një operacion të perbashkët të Rojes Bregdetare, Policise Kufitare Vlore dhe Kapitenerise Portit Vlore rreth ores 1:30 te nates u bë e mundur shpetimi i jetës dy turistëve hollandez me velieren AIOLOS te cilët kishin pesuar difekt në motorr dhe leshuan sinjalin sos nga pozicioni 3.5 milje nga Kepi i Gjuhëzes.

Pas sinjalit organizua operacioni shpetim kerkimit dhe u arrit qe veliera te rimorkohej e te sillej ne ishullin e Sazanit ku po i jepet ndihma nga tekniket e Flotes Detare per riparimin e motorrit.”

Zjarr Tv Ad