Ermir Lenjani duket në një formë të shkëlqyer me skuadrën e Sionit, teksa ditën e sotme ka arritur të gjejë përsëri rrugën e rrjetës.
Në ndeshjen e kampionatit zviceran midis Thun dhe Sionit, që po zhvillohet në këto momente, Lenjani ka arritur të kalojë skuadrën e tij në avantazh.
Pas një pasimi të gjatë të marrë nga Pajtim Kasami, 30-vjeçari ka arritur t’i shmanget pozicionit jashtë loje dhe mbrojtjes kundërshtare për të shënuar një gol shumë të bukur.
Pasi u gjend përballë portierit Lenjani nuk u mendua shumë teksa e dërgoi topin në rrjetë, pasi e kaloi mbi portierin, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në minutën e 18-të.
Ky është goli i dytë për shqiptarin këtë sezon në kampionatin zviceran, teksa kishte arritur të shënonte edhe në fitoren 3-1 kundër Zyrihut pak javë më parë.




