VIDEO/ Një luan…si kafshë shtëpiake, çudia në Shqipëri! Momenti kur burri shkon ta ledhatojë, por ai e kafshon

0
91

Një incident i pazakontë ka ndodhur së fundmi në Shqipëri, ku një burrë është sulmuar dhe kafshuar në kokë nga një luan.

Ngjarja është filmuar dhe pamjet tregojnë momentin kur burri i afrohet luanit me qëllim për ta përkëdhelur, dyshohet për realizimin e një videoje për rrjetet sociale. Në një çast, luani reagoi duke i ngulur dhëmbët në zonën e qafës dhe kokës së burrit.

Luani ndodhej në ballkonin e një banese private. Fatmirësisht, ndërhyrja e menjëhershme e pronarit të kafshës, i cili goditi luanin për ta larguar, bëri të mundur që burri të shpëtojë pa marrë lëndime serioze.

Zjarr Tv Ad