“Vjehrra nuk është dakord, por e kemi vendosur”, Floriana Garo tregon si e priti familja postin si “shefe” e Foltores

0
45

Floriana Garo, zëdhënëse për mediat e PD gjatë zgjedhjeve të 25 prillit, tashmë ka kaluar në kampin e Sali Berishës. Prej datës 10 nëntor ajo është zgjedhur drejtoreshë e komunikimit të Foltores që drejtohet nga ish-kryeministri.

E pyetur se si e ka pritur familja e saj zgjedhjen në këtë post, Floriana ka treguar se e vetmja që nuk ka qenë dakord ka qenë vjehrra e saj, kurse pjesa tjetër e familjes e ka mbështetur. Në emisionin “Ditë e re”, ajo ka thënë se ka krah dhe bashkëshortin.

Vjehrra ime nuk ka qenë dakord. Ajo ka mendime të tjera. Gjithsecili ka mendimin e tij, për sa kohë unë nuk i lejoj të më imponojnë mendimet. Me vjehrrën kemi vendosur mos të diskutojmë për politikë. Im shoq më mbështet. Prindërit e mi më kanë thënë se të admirojmë për guximin, ata më thanë ” bravo të qoftë”, është shprehur Floriana.

Zjarr Tv Ad