Voltana Ademi
Ditën e sotme në fshatin “Ganjollë” Guri i Zi, Voltana Ademi ka folur gjatë aktivitetit promovues të këtij vendi, për punën e ktyre njerzëve që kanë investuar në kulturën familjare dhe jo vetëm për artin dhe jetën e thjeshtë modeste dhe të ndershme që transmeton kjo zonë falë këtyre njerzëve. Kjo çfarë ata na kanë ofruar përgjatë gjithë këtyre viteve , është kthyer në një traditë dhe zakon të fshatarëve.
Bashkia Shkodër, në vazhdim të aktiviteteve promovuese që zhvillon në të gjithë territorin, ka organizuar aktivitetin e rradhës për promovimin e vlerave, resurseve dhe produkteve pranë Njësisë Administrative Guri i Zi, fshati Ganjollë.
Aktiviteti është fokusuar në promovimin e produkteve dhe atraksioneve të zonës së Gurit të Zi dhe në veçanti promovimin e Agroturizëm “Marku”, si një model i suksesshëm i zhvillimit rural.
Agroturizëm “Marku”, është një shembull konkret që mund të ndiqet edhe nga shumë familje jo vetëm në zonën e Gurit të Zi por në të gjithë territorin e Bashkisë së Shkodrës.




