Sunday, August 9, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Votimi për Lindita Nikollën në krye të Kuvendit, demokratët grisin fletën e...

Votimi për Lindita Nikollën në krye të Kuvendit, demokratët grisin fletën e votimit dhe e hedhin përtokë

0
42
Zjarr Televizion Adccccc

Ka nisur votimi për zgjedhjen e Kryetares së re të Kuvendit të Shqipërisë në këtë sesion të dytë të legjislaturës së X parlamentare.

Deputetët demokratë kanë zgjedhur një formë simbolike për të shprehur vendimin e tyre kundër zgjedhjes së Lindita Nikollës në krye të Kuvendit.

Ata kanë vendosur të grisin fletën e votimit dhe ta hedhin përtokë jashtë kutisë së votimit.

Një veprim simbolik që tregon shumë mbi marrdhëniet pozitë-opozitë që pritet të ketë në këtë sesion parlamentar.

Vendimi kundër zgjedhjes së Lindita Nikollës u mor në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike pak para nisjes së seancës dhe duket se demokratët po e zbatojnë me përpikmëri vendimin e marrë.

Ndërkohë që kryeministrin Rama nuk e ka pritur një veprim të tillë pasi kamerat kanë kapur fytyrën e tij të habitur, me një mimikë që flet shumë:

Zjarr Tv Ad