Ylli i Liverpool: I shpëtova urisë dhe varfërisë

0
33

Futbolli ishte shpëtimi i Sadio Mane.  Është vetë sulmuesi i Liverpool që e ka zbuluar një gjë të tillë. Senegalezi ka rrëfyer rrugëtimin e tij që i është dashur të bëjë për të kaluar nga futbolli në rrugët e shtetit afrikan, drejt sfidës për titullin kampion në Premier League

“Nuk ishte një rrugëtim i lehtë. Kur dëshiron të shpëtosh nga varfëria dhe uria, bën mrekulli për të mbijetuar dhe kur sheh një shans e shfrytëzon atë”, deklaroi Mane për “The Sunday Mirror”.

“Trajneri më ka besuar që kur erdha te Liverpool dhe unë përpiqem të shpërblej besimin e tij. Kam bërë rrugë të gjatë që nga rrugët në Dakar. Jo të gjithë djemtë afrikanë bëhen profesionistë në Europë dhe këto kujtime më kanë ndihmuar që të mos dorëzohem kurrë”, tregoi Mane.  26 vjeçari është shndërruar në një nga futbollistët kyç për trajnerin gjerman, Jurgen Klopp, në misionin e vështirë për ta fituar titullin e kampionit.

Mane u zbuluar te francezët e Metz, më pas i transferuar te Red Bull Salzburg dhe Southampton. Këtë sezon, senegalezi ka shpërthyyer me 20 gola në të gjitha kompeticionet, nga të cilët 11 në 11 ndeshjet e fundit.

 

Zjarr Tv Ad