Tuesday, April 21, 2026
Ballina Aktualitet Yuri Kim ‘s’e njeh’ Sali Berishën, nuk rri duarkryq pas dorëheqjes së...

Yuri Kim ‘s’e njeh’ Sali Berishën, nuk rri duarkryq pas dorëheqjes së Bashës, thërret në takim…

0
452

Ambasadorja Yuri Kim ka mbërritur pak minuta më parë në Kryesinë e Kuvendit, ku do të takohet me Enkelejd Alibeajn.

Ky i fundit pretendon se është ende kryetar i komanduar i PD-së, ndërkohë që Komisioni i Rithemelimit njeh vendimin e Gjykatës së Tiranës së shkallës së parë, që shpalli të ligjshëm Kuvendin e datës 11 Dhjetor.

Deri më tani nuk ka informacion në lidhje me temën e diskutimit mes Kim dhe Alibeajt, ndërkohë që kjo vizitë e ambasadores në Kryesi, është e dytë brenda më pak se 24 orëve.

Kim takoi dje dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Edhe pse burimet bëjnë me dije se takimet e Kim lidhen me konsultimet paralamentare për zgjedhjen e presidentit të ri, asnjë prej të pranishmëve, nuk e konfirmoi këtë temë diskutimi.

Enkelejd Alibeaj mban po ashtu detyrën e kreut të grupit parlamentar të demokratëve.

Zjarr Tv Ad