Lojtarët e Realit të Madridit do t’i kalojnë Krishtlindjet me një shpërblim të majmë për triumfin në Botërorin e Klubeve, që e fituan për herë të tretë radhazi.
Sipas “AS”, secili futbollist i klubit madrilen ka marrë 100 000 euro për këtë titull, ndërsa klubi ka marrë nga FIFA 4,2 milionë euro.
Gjithsesi, ky shpërblim është “modest” kur krahasohet me shpërblimet që marrin lojtarët e Realit për trofetë e rëndësishëm. Për fitoren e Champions League, lojtarët e klubit madrilen morën nga 300 000 euro për kokë, ndërsa kur fituan Champions dhe kampionat në të njëjtin sezon morën nga 1,5 milionë euro për kokë.




