Vendosja e zjarrit ndaj shkurreve në një hapësirë toke në zonën e njohur si “Rezervat e shtetit” në lagjen “Çrlepia” në Berat për pak sa nuk ka sjellë përfshirjen nga flakët edhe të disa banesave aty pranë.
Menjëherë sapo është vënë re rënia e flakëve dhe përhapja e tyre me shpejtësi nga era, banorët kanë lajmëruar Repartin Zjarrëfikës, i cili ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe neutralizimin e vatrës së tij,ndërsa mësohet se pranë vendit të përfshirë nga flakët kanë mbërritur edhe uniformat blu.
Temperaturat e larta kanë bërë që flakët të përhapen më shpejt, por fatmirësisht zjarri është mbyllur pa dëme në banesat pranë tij.




