Sunday, April 12, 2026
Ballina Aktualitet Zjarri përfshin konviktet ku po flinin 27 fëmijë të verbër, raportohet për...

Zjarri përfshin konviktet ku po flinin 27 fëmijë të verbër, raportohet për 11 viktima! Do kryehen testet e ADN-së për zbulimin e identiteteve të tyre

0
17

Të paktën 11 fëmijë të verbër kanë humbur jetën pasi një zjarr shpërtheu në orët e para të së martës në një shkollë në Ugandë.

Katër të tjerë janë në gjendje të rëndë dhe po trajtohen në spital.

Shkaku i zjarrit në konviktin e fëmijëve të verbër në Mukono, në lindje të kryeqytetit, Kampala, po hetohet.

Mendohet se të paktën 27 fëmijë po flinin brenda konviktit në Shkollën e të Verbërve Salama kur shpërthyem flakët.

“Asnjë fjalë nuk mund të shpjegojë dhimbjen që po kaloj”, tha për agjencinë e lajmeve AFP, Richard Muhimba, fëmija i të cilit humbi jetën si pasojë e zjarrit.

Mjeku Moses Keeya, i cili punon në spitalin lokal, tha se fëmijët e lënduar nga flakët kishin plagë kryesisht në krahë, këmbë dhe gjoks.

“Njëri prej tyre ka një djegie të thellë në kokë”, tha ai.

Ministrja e Arsimit Joyce Kaduchu shkoi në vendngjarje për t’I shprehur ngushëllimet prindërve.

Të gjithë ne jemi zemërthyer,” tha ajo. “Sistemi ynë arsimor u jep të gjithëve një mundësi, pavarësisht se çfarë sfidash ka. Ne kemi humbur 11 fëmijë në rrethana shumë të rënda.”

Ajo shtoi se testet e ADN-së për të zbuluar identitetet e fëmijëve që humbën jetën nga flakët. Në të kaluarën, zjarret në shkolla janë shkaktuar nga fëmijët që ndezin qirinj në konviktet e tyre.

Një raport i policisë në mars të këtij viti tregonte se në një periudhë tre mujore kishte pasur të paktën 18 incidente me zjarr në shkolla.

Zjarr Tv Ad