Zjarri përshin makinën në mes të Beratit, shoferi shpëton kokën me një kërcim

0
49

Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Berat, kur ishte duke qarkulluar në lagjen “30 Vjetori”. Zjarri e tymi që e kanë mbuluar kanë ngjalur panik të madh tek kalimtarët.

Flakët kanë filluar në pjesën e përparme të kofanos së makinës dhe në një kohë shumë të shkurtër kanë djegur të gjithë pjesën e përparme të mjetit,  Benz- A Class me targa AA 920 FH.Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit Qamil Poshnja, sapo ka parë flakët e zjarrit, nuk ka pritur por është hedhur jashtë makinës me një kërcim të shpejtë, pa u lënduar dhe ka qëndruar në pritje të zjarrëfikësve, pa mundur të bëjë dot asgjë, veç të shohë.

Reparti Zjarrëfikës i qytetit ka bërë të mundur lokalizimin e flakëve dhe shuarjen e tyre në një kohë shumë të shkurtër por,edhe pse flakët u fikën shpejt , Benz-i u

shkrumbua totalisht.

Ekspertët e Shërbimit Zjarrëfikës,pas ekzaminimit të mjetit,kanë dalë në konkluzionin se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elketrike në pjesën e përparme të motorrit.

Zjarr Tv Ad