Situatë e rëndë në furnizimin me energji elektrike në Tiranë. Shkëputje të shumta të enegjisë kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme që kanë vazhduar edhe sot. Prej më shumë se 5 orësh, zona e Kopshtit Zoologjik dhe atij Botanik në kryeqytet po vuan mungesën e dritave. Nuk dihet nëse ndërprerja vjen si pasojë e ndonjë remonti në sistemin energjetik, ndërsa OSHEE nuk ka dhënë asnjë informacion për situatën që po kalojnë qytetarët. Edhe gjatë ditës së djeshme e njëjta zonë ka vuajtur për më shumë se 3 orë ndërprerjen e energjisë elektrike.




