Nga Ylli Dylgjeri
Meqë nxitove ta bësh “termet” si gjithmonë dhe shpërtheve e the se me këtë skandalin me McGonigal opozita kërkon te tërheqe vëmendjen nga 21 janari, po të themi që nuk është ashtu. 21 janari nuk ishte tërmet, mos kalo në fushë e koncepte ku nuk je specialist.
Si Termetonjës po të them qe rasti McGonigal hyn tek koncepti i termetit me forcë shkatërruese e që shoqërohet edhe me shpërthim vullkani. Por meqe ti e mendon se po tërhiqet vemendja, perse nuk beni transparencen e nevojshme duke treguar:
– Sa here eshte takuar KM me personin ne fjale te akuzuar nga Dash?
– Kur dhe ku jane mbajtur takimet?
– Cilet kane qene te pranishem ne takime?
– Cilat janë temat e takimeve, se dukshem nuk kanë qenë çeshtjet e sigurisë kombëtare apo të interesave të shtetit shqiptar?
– Çfare takimesh ka patur per vete Kryeministri me DD, AN apo te tjere aksionere te McGonigal dhe ku eshte folur per kete person?
-Perse Kryeministri e quan mik dhe çfare i ka lidhur me miqesi?
-A jane premtuar aktivitete biznesi, favore qeveritare, licençashe etj, apo a jane nenkuptuar te tilla gjate ketyre takimeve?
-A eshte konkretizuar ndonjera prej tyre?
– Cili eshte kontributi i personit ne fjale per Tropojen per te cilen eshte nderuar?
– Parate qe u dhane per Te, jane nxjerre nga Shqiperia?
A mos ka lidhje momenti i dhenies se parave me tregun valutor kur çuditerisht ne nje çast kursi i dollarit u rrit shume?
– A ka menduar ne ndonje moment Kryeministri qe nga perzierja me keto pune cenohet nderin dhe dinjiteti i shtetit shqiptar?
Dhe nese nuk ka menduar per nderin e shtetit shqiptar, kaq te pafytyre jeni Ju te Rilindjes sa per para u erren syte e ju bukoset mendja kur perziheni ne afera te tilla dhe shkallmoni vendin?
– Dhe e fundit:
Ky Kryeministri yne i perndritur, ç’e ka kete dashuri te perzihet me biznesmene dhe individe me iniciale te njejta: 2K, 2D….?




