Wednesday, August 5, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Rajoni Zvogëlohet Greqia, popullsia është në rënie të vazhdueshme gjatë dekadës së fundit…

Zvogëlohet Greqia, popullsia është në rënie të vazhdueshme gjatë dekadës së fundit…

0
79
Zjarr Televizion Adccccc

Popullsia e Greqisë po zvogëlohet vazhdimisht, pas vitit 2010 dhe regjistrimi i popullsisë që do të bëhet në pak muaj, do ta konfirmojë këtë gjë, shkruan media greke prothema.gr.

Ka shumë të ngjarë që banorët e përhershëm të vendit fqinj, në fund të vitit 2021 do të jenë 450,000-500,000 më pak se ata të regjistruar në Maj 2011.

Këto, theksohen nga një botim i kohëve të fundit i profesorëve në Universitetet e Patras dhe Thesalisë , Z. Vasilis Pappas dhe Z. Vyronas Kotzamanis.

Por tendencat në nivel rajonal janë të ndryshme. Shumica e prefekturave (39/51) regjistruan rënie të popullsisë dhe vetëm një pakicë (12/51) shënoi rritje. Sipas të dhënave, vetëm katër prefektura regjistruan rritje të konsiderueshme të popullsisë së tyre: 3-6%.

Më e rrezikuar është pjesa e Greqisë Kontinentale, ndërsa ishujt pritet të kenë rritje të popullsisë për shkak të emigrantëve. Ndërsa për sa i përket bilancit lindje-vdekje në nivel kombëtar, sipas të dhënave të siguruara gjatë 9 viteve, shifra mbetet në 223 mijë.

Emigrantët mund të luajnë një rol vendimtar në ndryshimin e popullsisë. Por gjithsesi nëse situata vazhdon të mbetet e tillë, pas 20 viteve Greqia do të ketë një milion më pak banorë në krahasim me sot.

Zjarr Tv Ad