“Enver Hoxha po rrotullohet në varr”/ Yuri Kim, me tone të ashpra: Nuk mund të heshtim…

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Yuri Kim ka ashpërsuar tonet me politikën edhe pse nuk ka përmenduar emra të përveçëm.

Pas lajmit për largimin e saj, Kim ka nënvizuar se duhet të ketë drejtësi.

Sipas saj, Shqipëria është Europë dhe kjo është ajo që do SHBA-ja dhe për këtë arsye vazhdojnë të besojnë dhe duan drejtësi.

“Duhet të ketë drejtësi. Biznesmenët, duhet të dinë që kur të vijnë të blejnë pronat dhe kur të shkojnë në gjykatë duhet të dinë që gjykatësi do të vendosë në përputhje me ligjin.

Kemi bërë përparim në fushën e mbrojtjes për herë të parë në histori. E kishit menduar këtë në ‘91 në ’97 apo gjatë diktaturës së Enver Hoxhës. Ai madje po rrotullohet në varr, kjo është e ardhmja.

Shqipëria është Europë dhe kjo është ajo që do SHBA-ja dhe për këtë arsye vazhdojmë të besojmë dhe duam drejtësi”, ka thënë Kim.

Kim ka deklaruar se nuk mund të heshtin pasi janë miqtë e Shqipërisë.

“Do të kishin dashur që ne të kishim qenë të heshtur, por ne jemi miqtë tuaj dhe duam që ju të jeni të fuqishëm, të pasur të aftë, partnerët tanë. Një vend që vendet e tjera ta shohin dhe të thonë ia dolën mbanë.

Ky është çasti, momenti, nuk është koha për t’u çlodhur apo për të thënë kjo mjafton, ne duhet të shtyjmë përpara sepse brezi i ardhshëm i shqiptarëve, amerikanëve, të mbështeten tek ju.

Të përveshim mëngët së bashku, të rrisim ritmin, të vendosim gjyqtarët në pozicionet e tyre, të sigurohemi që vendimet që bëjmë do të na çojnë drejt së ardhmes që nuk do të na ngecin diku. Ne nuk mund të bëjmë pas, kjo është koha për të bërë përpara, KLGJ, Gjykatë Kushtetuese, institucionet e Vettingut, çdo anëtar duhet të bëjë përpara drejt së ardhmes dhe gjithmonë së bashku”, është shprehur Kim.

Zjarr Tv Ad