“Erdha me ftesë të Ramës”, aktori Jim Belushi: Po diskutoj mundësinë e legalizimit të kanabisit

0
126
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori me origjinë shqiptare, Jim Belushi, prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri ku do të realizojë një dokumentar për Shqipërinë që do të shfaqet në një nga mediat kryesore amerikane.

 Ai zbuloi se kryeministri Edi Rama e ka ftuar në Shqipëri për të diskutuar rreth mundësisë së legalizimit të kanabisit.

“Kemi pasur një përvojë të mrekullueshme duke filmuar në Shqipëri për 9 ditë, së bashku me kryeministrin. Përshtypja ime është së pari unë nuk kam qenë në Shqipëri që prej shumë vitesh kur ndoshta s’kishte as kaq shumë trafik, as kaq shumë makina, infrastruktura nuk ishte kaq shumë e mirë dhe po të shikosh investimet që janë bërë tani është e mrekullueshme puna e bërë”, u shpreh Belushi.

I pyetur nga Euronews Albania për investimin në miniera që donte të bënte vite me parë në Shqipëri, ai tha se dëshira nuk i ka munguar, por për çështje burokracie nisma ka mbetur në vend.

Dy ditë më parë aktori vizitoi Lazaratin, të cilin e konideroi vend të përshtatshëm për kultiviimin e kanabisit.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, Jim Belushi zotëron një fermë të madhe të kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore, në Kaliforni.

Zjarr Tv Ad