“Erdhi me qilim magjik”/Balluku-avokatja e Portit të Durrësit: Ja si u afrua Alabbar

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në fjalën e saj në Kuvend, Balluku ka marrë në mbrojtje “investitorin strategjik” të qeverisë, kreun e Emmar, Mohammed Alabbar, duke i cilësuar fyese dhe raciste epitetet e përdorura nga deputeti Enkelejd Alibeaj se po vjen nga “Alabbari i gamileve nga shkretëtira me qilimin magjik”.

Ti referohesh një investitori të huaj e të thuash që është Alabari i gamileve të shkretëtirës. Ky është racizëm i pastër dhe nuk i takon askujt ta bëjë nga kjo foltore. Ju mendoni se kur qytetarët ju dëgjojnë thonë: Po ka diçka këtu, pse e kundërshtojnë këtë? Në fakt qytetarët mendojnë se opozita kundërshton gjithçka, çdo plan zhvillimor apo ndryshime ligjore që bëjmë. Nuk ka asnjë arsye madhore se përse po kontestohet ky projekt”, tha Balluku.

Në tentativën për të sprapsur të gjithë akuzat e opozitës për faljen e tokës publike në Durrës dhe të gjitha hijet e dyshimit me të cilat është veshur projekti, Balluku zbuloi edhe detaje nga mënyra sesi kreu i Emmar ra në kontakt me qeverinë e Shqipërisë.

Ajo tha se qeveria shqiptare kishte marrë një ofertë nga kompania në fjalë pasi këta të fundit kishin parë disa mundësi investimi në vend.
Ju e dini shumë mirë që këtu ka një garë të hapur. E kam thëne në komision dhe po e përsëris, pasi është mirë ta dëgjojnë qytetarët pasi ndonjëherë balta e hedhur nga ju edhe zë. Në Republikën e Shqipërisë ka një garë të hapur sa i përket investimeve strategjike. Kushdo që do të bëjë një investim strategjik është i lutur. Këtë gjë ka bërë edhe investitori Mohamed Alaabar. Ka parë disa zona dhe më pas duke dëgjuar qeverinë shqiptare që fliste për spostimin e Portit të Durrësit në një zonë të re, i lindi kjo ide dhe filloi procedurën e investitorit strategjik. Askush nga ne s’do të ndalonte investitorë të tjerë strategjikë nëse do të donin të futeshin këtu”, zbuloi Balluku.

Zjarr Tv Ad