Erdogan vizitë në Washington, pritje në Shtëpinë e Bardhë nga Donald Trump

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti turk dhe ai amerikan takohen të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar një sërë temash me interes global. Rexhep Taip Erdoan e ka bërë të qartë axhendën e tij, por qytetarët nuk shprehen optimistë për rezultatin.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan ndodhet në Uashington me ftesë të homologut Donald Trump.

Diskutimet në Shtëpinë e Bardhë synojnë forcimin e marrëdhënieve shtetërore dhe koordinimin për sfidat e përbashkëta tregtare dhe kundër terrorizmit.

Përpara fluturimit nga Ankaraja, presidenti Erdoan u shpreh të martën se axhendën e tij e kryesojnë temat si marrëveshja për armëpushim me separatistët kurdë në Siri, ekstradimi i klerikut Fetullah Gylen dhe kundërshtimi i rezolutës që akuzon Turqinë për gjenocid kundër armenëve.

Presidenti Trump e ka vlerësuar stilin e udhëheqjes turke dhe e ka konsideruar Erdoanin mik personal.

Megjithatë Uashingtoni ka paralajmëruar sanksione të gjithanshme për disa lëvizje diplomatike të Ankarasë, siç është afria e saj me Rusinë dhe vendimi për t’u armatosur me sistemin më të avancuar antiraketor të Moskës.

Në Turqi, qytetarët nuk janë shumë optimistë për takimin mes dy kryeshtetarëve.

“Mendoj se presidenti nuk ka për të arritur gjë me vizitën. Kemi probleme ekonomike, shto këtu edhe kërcënimet me sanksione SHBA-së,” shprehet një banor i Ankarasë.

Politikanët e majtë të Uashingtonit janë deklaruar kundër vizitës së presidentit Erdoan.

Trump ka refuzuar ta anulojë takimin duke thënë se është gati të takojë çdo lider të huaj, mbret, mbretëreshë, president madje edhe diktatorët.

Zjarr Tv Ad