Italia vendi i parë në botë ku në shkolla do të mësohet lënda e Ambientit

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Italia do të jetë vendi i parë në botë ku në sistemin shkollor do të mësohet lënda mbi ambientin, mbi ndryshimet klimatike, ngrohjen globale e problematikat që shqetësojnë mjedisin e natyrën e planetit.
Lajmin e ka bërë publik ministri italian i Arsimit Lorenzo Fioramonti gjatë një takimi me gazetarë e korrespondentë të mediave e agjensive të huaja në Romë.
“Përkraha thirrjen e dhjetra mijëra nxënësve e studentëve italianë e qindra mijëra të tjerëve në botë që protesojnë për të shpëtuar planetin e natyrën, u shpreh ministri italian, dhe e shndërrova në një hap konkret.”
Lënda e ambientit do të jetë e detyrueshme në sistemin shkollor të të gjitha niveleve, me mësuesin përkatës e një notë vlerësimi final në fund të cdo viti shkollor ashtu si cdo lëndë tjetër. Do të mësohet 33 orë në cdo vit shkollor e baraz me 1 orë mësimi në javë.

Ministri i Arsimit informoj se qeveria italiane ka vënë në dispozicion 13.5 milionë euro për të formuar mësuesit me bagazhin e duhur e të përditësuar me të rejat më të fundit në këtë fushë, të përshtatshme me programin e mësidhënies.

“Për herë të parë në botë, tema e ambientit merr një rëndësi të tillë në sistemin shkollor, deklaroj ministri italian, duke theksuar se ky është një hap i rëndësishëm e unik që shndërron Italinë në një vend avanguard edukativ e model për vende të tjera. Ka ardhur koha që politika duhet t’i përshtatet e të ec në një hap me shkencën”, tha ai.

Formimi i mësuesve do të nis në muajt e parë të vitit 2020 e që nga ky vit shkollor në Universitetet Italiane, për studentët e viteve të para do të futen leksione të kësaj lënde.

Gjithashtu në Itali në këtë vit të ri mësimor, në mjaft shkolla të cikleve të ndryshme si dhe në Universitete, janë shpërndarë gratis për nxënës e studentë, mijëra shishe uji në material alumini për të zëvendësuar shishet e plastikës.

Zjarr Tv Ad