Ervin Salianji: Çmimi i karburantit ka shkuar në stratosferë! Tregtarët e rrisin sa shikojnë bursën, por kur ulet nuk ka reflektim

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Ervin Salianji shkruan për rritjen e çmimeve të karburanteve në vendin tonë. Ai i quan ato “çmime stratosferike” që rriten sapo tregtarët dërgojnë se do ngrihen në bursë, ama kur në tregjet ndërkombëtare ulen, në vendin tonë nuk ka asnjë reflektim.

“Çmimi i karburantit  në stratosferë, çmimi rritet sipas qejfit të një tregu që në rastin më të mirë është oligopol. Çmimet rriten sapo degjohet që do rriten në bursë ndërkohë kur cmimet ne tregjet nderkombetare ulen nuk ka reflektim.

Qeveria është përgjegjëse pêr thuajse 120 lek për litër  taksa/tarifa/koncensione po aq sa për krijim të tregut thuajse monopol! Edi Rama si gjithmonë nuk është kurrë në anën e shqiptarëve! Mbështes çdo formë reagimi qytetar përballë zhvatjes që po i bëhet financave të tyre”, shkruan deputeti Ervin Salianji.

Zjarr Tv Ad