Dhurata e hidhur që qeveria iu bën mësuesve për 7 Mars, iu ‘ulet’ paga me 53 mijë lekë

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me rritjen e çmimit të naftës, një nga sektorët që preken më së shumti është ai i transportit.

Që prej fillimit të kësaj jave, ka nisur rritja e çmimeve të biletave të transportit, ndërsa një kategori që do të duhet të paguajnë para shtesë janë edhe mësuesit.

Në një mesazh që i është dërguar deputetes Albana Vokshi në rrjetet sociale, mësuesit ankohen se sot janë përballur me rritjen e çmimit të biletës, gjë e cila nuk iu kompesohet nga qeveria dhe Ministria e Arsimit.

Postimi i Vokshit:

DHURATA e Qeverisë për mësuesit në këtë 7 mars!  Bileta vajtje – ardhje për një mësues: nga 300 lekë është bërë 400 lekë.

Qeveria kompenson vetëm 160 lekë në ditë.  240 lekë në ditë i paguajnë vetë mësuesit.

53 mijë lekë më pak në muaj në xhepat e mësuesve. 53 mijë lekë më e ulët paga reale e mësuesve!!

Lexoni më poshtë mesazhin e një mësuesi.

I kërkoj Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit të marrë masa urgjente për kontrollin e cmimin të biletave të tranaportit për mësuesot, osë të bëkë kompensimin e plotë të transpprtit për cdo mësues sic ligji përcaktpm!!! Ftoj mësesit të reagojnë për të drejtat e tyre, të drejtat e fëmijëve të tyre.

Zjarr Tv Ad