Deputeti i PD Ervin Salianji ka paralajmëruar se ka një projekt tjetër politik nga ana e deputetëve që kanë marrë votat e demokratëve në zgjedhjet e 25 prillit. Në një intervistë në KlanNews, Salianjit tha se ka një strategji që nuk po dilet tani, nuk po bëhet opozitë dhe duket që e drejton dikush që ka dhënë dorëheqje po që spo heq dorë.
Salianji: Është e qartë se ka një projekt politik ka një strategji që nuk po dilet tani, nuk po bëhet opozitë dhe duket që e drejton dikush që ka dhënë dorëheqje po që spo heq dorë.
E para është perceptimi publik është u bashkua apo nuk u bashkua opozita dhe PD duke shmangur vëmendjen nga shumë probleme reale që ka vendi.
Dhe e dyta dëmin në zgjedhjet lokale nëse nuk do të ketë të një pranimi të dilet me një kandidat dhe do të dilet më kandidat të veçantë çdo votë është e dëmshme. Pra nuk shkon vota kundra në një drejtim po shpërndahet çka e bën potencën opozitare jo njësoj potente siç po të kishte një kandidat.
Nga ana tjetër do ti fryjë edhe njëherë tjetër frymës nëse nuk do të ndodhë marrëveshja do të ketë edhe njëherë tjetër kthimit të akuzave.
Nëse ka interesa të tjera që të gjejë shkaktari se po humbëm.