“Kurbani i radhës do të jetë…”- Berisha për protestat: Po shkojmë drejt asaj që të gjithë e presin! Shumë shpejt do kemi vendimin përfundimtar

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se shumë shpejt do të arrihet në një vendim përfundimtar për mbajtjen e protestave. Në një konferencë me gazetarët, Berisha u shpreh se sot do të zhvillohet një takim me kryetarët e degëve në rrethe, ku çështjet kryesore janë protestat dhe primaret.

Teksa u ndal tek gjendja ekonomike e shqiptarëve, Berisha u shpreh se kurbanet e radhës janë biznesi dhe shtresa e mesme.

“E dyta është protesta dhe vetëm protesta. Sot ka një takim me kryetaret e degëve të rretheve ka dy çështje, primare dhe protesta, protesta dhe primare. Po shkojmë drejt asaj që të gjithë e presim përcaktimin e dietës së protesta që do jetë shumë afere dhe do tjua komunikojmë. Do të keni vendimin përfundimtar, pasi situata sot po bëhet e padurueshme.

Gjendja ekonomike përkeqësohet, vjedhjet e qeverisë të pakufizueshme. Biznesi dhe shtresa e mesme janë ato kurbanet e radhës të politikave të hajnisë dhe kërkojnë mbrojtje dhe ne do ti mbrojmë”, tha Berisha.

Sa i përket skenarit të protestave, ai u shpreh se do përdoren të gjitha format e mosbindjes civile, duke shtuar se “do i japë mësimet e duhura regjimit monopartiak të Ramës”.

“Skenari i opozitës nuk përjashton asgjë nga mosbindja civile, të gjitha format e mosbindjes civile mund dhe do të jenë të pranishme. Se cila do të jetë kronologjia e tyre kjo mbetet për tu parë, për tu studiuar.

Do nisë një protestë që kërkojmë ti japim mësimet e duhura regjimit monopartiak të Edi Ramës”, tha Berisha.

Pyetjes “A po cenon besimin e shqiptarëve duke rikthyer në PD grupin e Bashës?”, ai iu përgjigj:

“PD ka një statut, të gjithë deputetët e saj janë anëtarë të PD. Nuk po bëhet asgjë tjetër përveçse po përpiqet tu jepet një mundësi reale, e sinqertë për rivendosjen e një bashkimi dhe bashkëpunimi kundër Ramës. Në politikë s’ka qëndrime personal, ne gjykojmë se ky është interesi politik i PD dhe demokratëve.”

Zjarr Tv Ad