Ervin Salianji: PD do të kërkojë përsëritjen e Zgjedhjeve në 9 Qarqe…

0
171
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i zgjedhur në qarkun Korçë, Ervin Salianji, ka deklaruar se Partia Demokratike, do të kërkojë përsëritjen e Zgjedhjeve, në në 9 qarqe të vendit. Kërkesa e PD argumentohet se në Zgjedhjet Parlamentare, janë konstatuar parregullsi dhe manipulime nga ana e Partisë Socialiste. Salianji tha në “ Tv Klan” se PD, është duke përgatitur një dosje me prova të cilat faktojnë pretendimet e Partisë Demokratuike, për parregullsitë e Zgjedhjeve të 25 Prillit.

Arian Çani: A është e vërtetë që PD është duke mbyllur një dosje me anë të së cilës do të kërkojë ripërsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe?

Ervin Salianji: Po!

Arian Çani: A është e mundur kjo gjë?

Ervin Salianji: Po pa diskutim që është e mundur përderisa ka fakte, ka prova.

Arian Çani: Kush e vendos këtë?

Ervin Salianji: E vendos një institucion që quhet KAS. E kanë ata në dorë dhe pastaj Kolegji Zgjedhor.

Arian Çani: Ti i di kush janë këto 9 qarqe që pretendoni të ripërsërisni zgjedhjet?

Ervin Salianji: Korça, Durrësi, Gjirokastra, Berati disa zona që kërkojnë të ripërsëriten për një sërë shkeljesh të cilat janë evidentuar gjatë ditës së zgjedhjeve dhe gjatë numërimit. Rezultati është shumë i ngushtë, Berati lëviz me 39 vota mandati mes opozitës dhe qeverisë. Ndërsa analisti Arjan Curi thotë se nuk mendon që kërkesa e Partisë Demokratike të miratohet nga organet zgjedhore.

Arjan Curi: Jo s’ka asnjë shans. Nuk ka shans të kthehet, kot që i mbajnë njerëzit me shpresa, i lodhin. Më mirë fatalist dhe realist.

 

Zjarr Tv Ad