Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, është karantinuar pas kontaktit me një person, i cili ka rezultuar pozitiv për Corona*virusin.
Kreu i OBSH-së, thotë se nuk ka simptoma të vir*usit.
“Unë kam qenë në kontakt, me një person që ka rezultuar pozitiv për Corona*virus. Jam mirë dhe pa simptoma, por do të vetëkarantinohem, duke respektuar protokollin e vendosur, për të parandaluar përhapjen e Corona*virusit tha ai.
Po ashtu, ai i bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e vendosura, për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të familjarëve.
“Vetëm duke respektuar protokollet, mund të ndërpriten zinxhirët e transmetimit si edhe të sigurohet mbrojtja e sistemit shëndetësor”, u shpreh Tedros.