ËSHTË LUFTË PËR BUKËN!!

0
237
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Armir Shkurti
Diku u vranë për shezlongët, diku iu vu flaka shezlongëve, diku pronarja e hotelit u hidhet si Mihali klientëve për të mos i lënë të ikin më herët, diku sufllaqja 600 lekë…

E GJITHA LUFTË PËR BUKË!!!

“3 muj gango – 9 muj lango” – qarkullonte në kohën e komunizmit si përcaktim për bregdetasit. Ky mallkim po vazhdon edhe në neokomunizëm. Periudha maj – shtator është ajo kur bëhen paratë për gjithë vitin. Më pas hoteleve u vihet dryni ndërsa nëpër restorante më shumë gjen pronarët që pjekin peshk e zjejnë vet makarona.

Në 5 muaj behar ai që ka ndërtuar hotel, dhoma, restorante etj duhet të bëjë lekët e bukës për DYMBËDHJETË MUAJ! Shkollat e fëmijëve, faturat ( që nga drita e uji deri tek taksat kombëtare e ato lokale ), meremetimet e objektit që dëntohet si nga kripa e lagështia e detit ashtu edhe nga pushuesit. Po ashtu çarçafët, peshqirët, dyshekët. Duhen paguar punëtorët e përhershëm e ata sezonalë…. me se?

Me paratë e mbledhura nga maji në shtator!! Me vetëm 5 muaj sulm!

Vjet turizmi, me brekë nëpër këmbë, mbijetoi me klientë shqiptarët. Shpresa qe e madhe që sivjet të hapej më herët dhe të funksiononte si më parë edhe me të huajt. Në fund të fundit ATA e shpëtojnë. Ushqehen agjencitë, transporti, hotelet, restorantet, suveniret e deeeeri tek shezlongu, ombrella, anijet e skafët e qejfit.

Këtë javë del qershori e sy për qabe nuk ka! Plot nga ata që investim jete kanë një gjë në bregdet, sos pandemisë, nuk i le rehat as e-Rama! “Projekte”, “sistemime”, shpronësime…. Ca kanë mbetur tashmë pa brekë e gjithashtu pa shpresë. Ku të mbyten në një botë të mbyllur, me rregulla lufte, të pandemisë? Të tjerët duhet të përleshen për kockën!! T’ia marrin tjetrit ose ta shqyejnë tjetrin që do t’ua marrë.

Ka edhe të sëmurë nga trutë që s’e kanë për pesë para as jetën e tyre as të tjetrit. Ama janë stresi dhe frika e urisë që ua ndez xhindët.

Pra, kur ti, o njeri i mirë, po nisesh sivjet për pushime në bregdetin shqiptar, mëso se për ta ti je USHQIM. Njëlloj si tek filmi “Ethet e arit” që Çaplini i dukej si pulë eksploratorit tjetër të marrosur nga uria!!

Zjarr Tv Ad