Me shpejtësi të jashtëzakonshme në trotuar i këputi këmbën 23-vjeçares, lirohet nga qelia Jehon Breçani, djali i ish-zv-drejtorit të policisë…

0
829
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jehon Breçani, 19-vjeçari që aksidentoi këmbësoren 24-vjeçare Xhesina Gega, rreth tre javë më parë në Tiranë, duke i këputur këmbën është liruar nga qelia.

Gezetarja Xhensila Kodra në “Log” në ABC, tha se ditën e premte, gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. “Ditën e premte ka lënë ambientet e spitalit dhe ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, deklaroi gazetarja.

Ndërsa Artan Hoxha, shtoi se ky vendim është marrë për shkak se vetë 19-vjeçari, ka pësuar dëmtime nga përplasja e fortë. “Ka pësuar dëmtime vetë gjatë aksidentit në mushkëri. Ka qenë e nevojshme ndërhyrja mjekësore. Prandaj është ndryshuar masa e sigurisë sepse spitali i Burgut nuk i ka garantuar trajtim mjekësor. Familja Breçani ka sjellë njerëz nga fisi i vet nga Tropoja për të dhënë gjak për 23-vjeçaren e aksidentuar”, deklaroi ai.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:15 të datës 10 Qershor, ku makina luksoze nën drejtimin e 19-vjeçarit Jehon Breçani, djali i ish- numrit dy të Policisë së Shtetit Erzen Breçani, dyshohet se për shkak të shpejtësisë doli nga rruga, duke përplasur vajzën 24-vjeçare dhe më pas u përplas me një pemë që ishte buzë rrugës.

Përplasja qe aq e fortë sa mësohet se vajza e aksidentuar, pësoi dëmtime të rënda në gjymtyrët e poshtme, duke humbur njërën këmbë. 24-vjeçarja për disa minuta qëndroi në trotuar, ndërsa ndihmën e parë e mori nga kalimtarë të rastit, të cilët edhe njoftuan ambulancën.

 

Zjarr Tv Ad