Një aeroplan trajnues i marinës amerikane që u ngrit nga Florida, u rrëzua të premten në një lagje rezidenciale në Alabama pranë Gulf Coast, duke v-rarë të dy në bord, thanë autoritetet.
Sipas mediave të huaja, një zëdhënës i forcave ajrore detare, tha se të dy personat në aeroplanin stërvitor T-6B Texan II humbën jetën. Ndërkohë, nuk u raportua për ndonjë të l*ënduar në vendin ku ra aeroplani.
Shefi i z*jarrfikësve në Foley, Joey Darby, tha se personat që u përgjigjën, hasën në një “vëllim të madh z*jarri”, me një shtëpi dhe disa makina të përfshira në f*lakë.
Z*jarrfikësit, ishin në gjendje të bënin “një ndalesë të shpejtë të z*jarrit”. Aeroplani kishte fluturuar nga “Naval Air Station Whiting Field”, rreth 30 milje (48.28 km) në veri-lindje të Pensacola, Florida, tha Julie Ziegenhorn, një zëdhënëse e marinës.
Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së dhe marina, ishin vendosur të merren me hetimin, tha zyra e sherifit të qarkut Baldwin.