Është rritur bilanci në Turqi/ Numri i vik timave të tërmetit shkon në 28

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skuadrat e shpëtimit në qytetin port të Turqisë, Izmir, po gërmojnë nën rrënojat e godinave të shembura, për të mbijetuarit e tërmetit të f uqishëm të së premtes.

Bilanci i vik timave të tërmetit, që g oditi edhe ishullin grek Samos, është rritur në 30 dhe mbi 800 janë të p lagosurit. Operacionet delikate, për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat në Izmir, po zhvillohen ndërsa qindra pastërmete g odasin zonën.

28 persona humbën jetën në Izmir, thanë zyrtarët, ndërsa një vajzë dhe një djalë humbën jetën në ishullin grek Samos, kur një mur u shemb mbi ta.

Puna ka vazhduar përgjatë gjithë natës në Izmir, në kërkim të të mbijetuarve. Rreth 100 të mbijetuar, janë nxjerrë gjallë nga rrënojat deri më tani. Paraditen e të shtunës, nga rrënojat u nxor gjallë një nënë me tre fëmijët e saj. Autoritetet në Izmir, kanë ngritur tenda për të strehuar rreth 2 mijë persona, gjatë natës në mesin e frikës se më shumë ndërtesa, do të mund të shemben.

Në ishullin grek të Samosit, me rreth 45 mijë banorë, dy adoleshentë humbën jetën, pasi një mur u shemb mbi ta, ndërsa tetë persona janë p lagosur. Një mini tsunami, përmbyti portin e Samosin dhe një numër ndërtesash, janë dëmtuan. Zyrtarët grekë, e vendosën magnitudën e dridhjes në 6.7.

Tërmeti qe u ndje edhe në Athinë dhe Ankara, ka ndezur ndërkohë atë që po quhet diplomacia e tërmetit, me liderët e të dy vendeve që kanë shkëmbyr mesazhe ngushëllimi dhe solidariteti.

Zjarr Tv Ad