EurActiv shkruan për Ahmetaj: Ai është arratisur, me shumë gjasë ndodhet në Kanada

0
213
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agjencia e Brukselit, EurActiv, shkruan se Arben Ahmetaj është arratisur nga Shqipëria. Sipas saj, me shumë gjasë ai ndodhet në Kanada.

“Mbledhja e Këshillit të Mandateve për të vendosur heqjen e e imunitetit të deputetit për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj është shtyrë të martën pasi doli në dritë se ai është larguar nga vendi, me shumë gjasë drejt Kanadasë”, shkruan EurActiv.

“Ahmetaj akuzohet nga Prokuroria Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për të paktën gjashtë raste korrupsioni dhe një rast të pastrimit të parave. Sipas prokurorisë, ai ka përfituar gati gjysmë milionë euro nëpërmjet shitjes fiktive të pasurive të paluajtshme dhe faturave fiktive që përfshinin dy biznesmenë të lidhur me kompanitë e përfshira në një aferë korruptive të inceneratorëve.

Ahmetaj është deklaruar i pafajshëm, por është ish-zyrtari më i lartë që përballet me akuza të tilla në gati 30 vjet.

Ai ka qenë më parë kreu i administratës tatimore dhe më pas zëvendëskryeministër gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste mes viteve 1997-2005. Ai u përball me akuza për korrupsion në fund të atij mandati për transferimin e miliona eurove nga kompania e atëhershme shtetërore e telekomit, Albtelekom, nëpërmjet kontratave të rreme të ndërlidhjes.

Pasi u shpall i pafajshëm, ai u bë ministër i Ekonomisë në vitin 2013 dhe më pas ministër i Financave. Pas tërmetit të vitit 2019, ai ishte ministër i Rindërtimit,” shkruan agjencia.

Zjarr Tv Ad