Çështja e Arben Ahmetajt, Fuga: Nuk mund të ketë vepruar i vetëm!

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Akademiku Artan Fuga, ka folur pasditen e kësaj të Marte, në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj.

I ftuar në “Opinion”, Fuga u shpreh se rasti i Ahmetajt tregon se në administratë ka rënë totalisht kontrolli i brendshëm dhe se elemente të sistemit të drejtësisë po ashtu kanë rënë.

“Nuk kanë funksionuar të gjitha digat që rrethojnë një pushtetar, i cili nuk e përdor postin për njerëzit por për të grumbulluar pasuri personale. SPAK është ndërtuar dhe mbikëqyret nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Në radhë të parë kanë rënë elementet e sistemit të drejtësisë që nuk kontrollojnë vetëm politikanët e lartë, por edhe nëpunësit më të vegjël. Ka rënë edhe kontrolli i shtetit.

Nuk e di sa ka arritur të evidentojë këto probleme. Ka rënë kontrolli i grupit parlamentar të socialistëve dhe kontrolli i brendshëm në administratë. Nuk ka një vetëkontroll për mbrojtjen nga korrupsioni. Mbi të gjitha ka rënë kontrolli i opinionit publik“,- u shpreh Fuga.

Më tej akademiku shton se ka një sistem që i janë degraduar elementët mbrojtës ndaj korrupsionit dhe se qeveria dhe kryeministri Rama nuk mund të mjaftohen me një falje, pasi “ka përgjegjësi personale dhe për ata që kontrollojnë këta njerëz”.

“Qeveria dhe kryeministri Rama duhet ta kuptojnë këtë. Korrupsioni nuk është çështje personale, por problemi është te fenomeni. Ka një sistem që i janë degraduar elementët mbrojtës ndaj korrupsionit. Ministrat këtu nuk kanë asnjë iniciativë, dhe thonë se “e tha ai i gjati” diçka. Ka rënë kontrolli totalisht.

Nuk duhet të kërkojë falje. Falja nuk mjafton fare. Ka përgjegjësi personale dhe për ata që kontrollojnë këta njerëz. Një shoqëri e ndërtuar në mënyrë piramidale nuk konformon as korrupsionin, dhunën apo shkelje të tjera. Nëse bllokohet media duke i futur rruspën apo tritolin. I fut ekskavatorin duke shkatërruar median dhe shkatërron aleatin kryesor. Në qeveritë nordike jepen subvencione për mediat opozitare për të kritikuar qeverinë.

Nuk mundet dot që të provohet një korrupsion në shkallë kaq të lartë dhe një hierarki e tërë nëpunësish të mos jetë përfshirë aty apo në drejtime të tjera. Unë mendoj se është një fenomen kapilar”, u shpreh Fuga.

Sa i përket aferës së inceneratorëve, Fuga u shpreh se nëse Ahmetaj gjendet fajtor, ai nuk mund të ketë vepruar kurrsesi i vetëm pasi korrupsioni në shkallë të tilla kërkon përfshirjen e “një hierarkie të tërë nëpunësish”.

Zjarr Tv Ad