Euro 2020/ Kupa shkon në Romë, Italia i rrëmben trofeun në shtëpi anglezëve…

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Italia është kampione e Europës. Skuadra e Mancinit, arriti të mundë Anglinë pas një ndeshje shumë të gjatë, e cila u zgjidh nga penalltitë. Pas barazimit 1-1 në 120 minuta. Heroi këtë herë ishte sërish Donnarumma, që priti tre penallti.

Ndeshja nisi me golin e anglezëve. Ishte ylli i Manchester United, Luke Shaw, i cili shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 2, duke thyer rekordin si rrjeta më e shpejtë finaleve të Europianit dhe kaluar të tijtë në avantazh. Pas golit të pësuar Anglia gradualisht u kthye në mbrojtje, por e bëri këtë shumë shpejt. Në pjesën e parë Italia u mundua, por nuk mundi të shkojë në portën e Jordan Pickford. Në të dytën vazhdoi e njëjta muzikë. Italia në sulm, me Chiesan, që fluturoi në krahë dhe krijoi disa rreziqe. Nuk shënoi, por i dha zemër Italisë. Presioni në portën e Anglisë ishte i madh dhe goli më në fund erdhi.

Në minutën e 67 ishte Leonardo Bonucci, që bëri rolin e Immobile (“fantazëm” sonte) dhe tundi rrjetën pas rrëmujës në zonë. Me këtë gol, Bonucci (34-vjeç e 71 ditë) u bë shënuesi më i vjetër i historisë në finalet e Europianëve. Edhe në minutat e para pas golit, Italia këmbënguli dhe provoi të shënonte të dytin. Gjithsesi dalëngadalë Anglia mori terren dhe e baraspeshoi lojën, por raste nuk kishte në të dy krahët dhe koha e rregullt u mbyll me shifrat 1-1 dhe një tjetër ndeshje, këtë herë ajo e fundit, finalja, shkoi në shtesën prej 30 minutash. e teta ndeshje këtij kompeticioni me një fat të tillë.

Në shtesë loja ishte sërish e barabartë, kishte ritëm, por nuk kishte raste flagrante. Në fund edhe këtë herë ishte nevoja e penalltive për ta vendosur këtë finale. Berardi e Kane shënuan në të dy krahët fillimisht, teksa Belotti u ndal nga Pickford. Më pas Maguire shënoi për Anglinë dhe e kaloi në avantazh, teksa as Bonucci në krahun tjetër nuk gaboi. Këtë e bëri Rashford dhe më pas Bernardeschi shënoi dhe Sancho gaboi çuditërisht, me Donnarumman hero për Italinë.

Sërish Jorginho për të vendosur gjithçka dhe sërish i njëjti njeri, në të njëjtën portë, por këtë herë historia ishte ndryshe. Ai gaboi, por gaboi edhe Bukayo Saka dhe Europiani më i bukur bë histori është i Italisë. Nuk shkoi në shtëpi, shkoi për herë të dytë në histori në Romë! Anglia do presë ende.

 

Zjarr Tv Ad