Eurodeputetët kërkojnë opozitën në Kuvend, Fleckenstein: Zonja e parë s’duhet të pengojë negociatat

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Delegacioni i Parlamentit Evropian ka zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit Granoz Ruçi, ku në qendër të takimit ka qenë kriza politike dhe reformat për ecurinë e Shqipërisë drejt BE. Në përfundim të takimit, zyra e shtypit të Kuvendit ka shpërndarë njoftimin, me disa prej deklaratave.  Eurodeputetët kanë deklaruar se ata mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë, por thonë se përpjekjet për të vonuar hapjen e negociatave nuk i mbështesin. Madje raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ka deklaruar se po e humbet durimin nga qëndrimi i opozitës, ndërsa i bën thirrje Kryemadhit që mos pengojë negociatat.

Kelam: PE mbetet mbështetës i madh i anëtarësimit të Shqipërisë. Përpjekjet për të vonuar çeljen e negociatave nuk kanë mbështetjen tonë. Reforma në drejtësi është thelbësore për qeverisjen dhe besimin e qytetarëve. Po ikim me përshtypje pozitive për arritjet tuaja. Negative, ndarja politike dhe mungesa e bashkëpunimit. Është përgjegjësia e të gjithëve ju të bashkëpunoni për interesin kombëtar. Arrini konsensus dhe na dërgoni një sinjal pozitiv për negociatat

Fleckenstein: Po humbas durimin nga qëndrimi i deputetëve të opozitës. Protestat të ruajnë qetësinë. Pamjet e protestave vonojnë integrimin. Thirrje Këshillit Europian të vlerësojë arritjet e Shqipërisë.  Zonja e parë e vendit nuk duhet të pengojë negociatat

Preda: Kam vëzhguar zgjedhjet e 2017 dhe ishin korrekte. Në 5 mars informojmë PE për arritjet tuaja. Ka ende mundësi që opozita të kthehet në Kuvend, pas 10 ditësh do jetë vonë.

Ruçi: Objektivat për integrimin drejt përmbushjes. Reforma në drejtësi po ecën me shumë sukses. Vettingu është jetik për drejtësinë dhe Shqipërinë. Në qershor organet e reja të sistemit në funksion të plotë. Reforma elektorale është depozituar në Kuvend. Parlamenti është legjitim sepse vjen nga zgjedhje të ndershme. Zgjedhjet e 2017 janë të certifikuara nga 100% e numëruesve të opozitës. Zgjedhjet kanë probleme, por ato zgjidhen në Kuvend, i cili është në dispozicion të opozitës. Opozita gëzon të drejta që unë si opozitar nuk i ëndërroja. Basha ka fol dy orë më shumë se Kryeministri. Opozita ka fol tre orë më shumë se mazhoranca. Opozita ka refuzuar të përdor kontrollin parlamentar.

 

Zjarr Tv Ad